Makina i kalon sipër, por vogëlushja shpëton mrekullisht

Një makinë ka shtypur një vajzë të vogël që po luante jashtë një parkingu por ajo që ndodhi është e pabesueshme. Shoferi, i cili nuk e kishte mendjen, i ka kaluar sipër vajzës por për fat të mirë ajo është ngritur në këmbë dhe largohet. Aksidenti i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin Chenzhou, Kinë. Në video shihet makina e cila fut nën rrota vajzën, por që çuditërisht, edhe pse e tronditur, arrin të lëvizë dhe të ngrihet në këmbë. Ajo është dërguar në spital dhe pritet që të rikuperohet plotësisht pasi ka marrë disa dëmtime të lehta. Policia ka arrestuar shoferin, me mbiemër Huang, i cili akuzohet se i ka dhënë makinës në mënyrë të rrezikshme.

 

Share With:
Translate »
656 Views