Të magjepsur nga Eklipsi diellor, shikoni çfarë bën ky çift amerikan

Ditën e djeshme, një pjesë e Amerkës arriti të shijonte momentet magjike të Eklipsit diellor, i cili ishte i pari pas 99 vitesh. Por për një familje në Karolinën e Jugut, ky emocion ka qenë i dyfishtë, pasi në familjen e tyre ka ardhur në jetë fëmija i dytë, të cilin kanë vendosur ta quajnë Eklips. Sipas parashikimeve, foshnja duhet të lindte në 3 shtator dhe do të quhej Violet, por ajo ka ardhur në jetë ditën e eklipsit diellor dhe kjo ka qenë arsyeja pse familja i vendosi këtë emër, shkruan Huffingtonpost. “Ishte e shkruar që vajza jonë të vinte në jetë këtë ditë ndaj ne vendosëm ta quajm Eklips”- kanë thënë prindërit e foshnjës së sapolindur. Por ditën e djeshme në të njëjtin spital kanë lindur dhe 10 fëmijë të tjerë dhe stafi ka menduar ti ti urojë atyre mirëseardhjen me një bluzë më mbishkrimin : “Total Solar Eclips”.

Share With:
Translate »
821 Views