Makina përplas 12-vjeçarin, shoqërohet në polici drejtuesi
Një 12-vjeçar është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Berat-Poshnje ditën e sotme, fatmirësisht pa pasoja të rënda.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta në aksin rrugor Berat – Poshnje, ku shtetasi Agur Kanaçi duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorin shtetasin S.F, 12 vjeç, banues në Poshnje, i cili është transportuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Policisë Berat, ku po kryhen veprimet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.