Makinat u bën copash në aksin Tepelenë-Mallakastër, dy fëmijë të mitur mes 8 të plagosuve

Mes 8 të plagosurve në aksidentin rrugor në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër janë dhe dy fëmijë të mitur, 2 dhe 3 vjeç.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:15, në fshatin Malas. Shtetasi E. Gj., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe gjashtë pasagjerët, A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç (pasagjerët e automjetit tip “Benz”) si dhe  K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç,  (pasagjerët e automjetit tip “Renault”), të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share With:
Translate »
24 Views