Rrjeti social i njohur vjen me një opsion të ri, prindërit mund të kontrollojnë me kë flasin fëmijët

Snapchat, një nga rrjetet sociale më të përdorura ka prezantuar një plan të ri në mënyrë që prindërit të kontrollojnë me kë komunikojnë fëmijët. Kjo është një mënyrë për të mbajtur adoleshentët të sigurt që të mos bien viktima të sulmeve të ndryshme në internet, përfshi pedofilinë.

Opsioni i ri, i quajtur Family Center, premton t’u japë prindërve më shumë njohuri se me kë po komunikojnë adoleshentët e tyre në aplikacionin e mesazheve pa zbuluar përmbajtjen e bisedave. Prindërit duhet të krijojnë llogarinë e tyre Snapchat dhe adoleshentët duhet të zgjedhin dhe të japin leje që ata të përdorin funksionin.

“Qendra Familjare është krijuar për të pasqyruar mënyrën se si prindërit angazhohen me adoleshentët e tyre në botën reale, ku prindërit zakonisht e dinë se me kë janë miq adoleshentët e tyre dhe kur janë duke u shoqëruar, por të mos i përgjojnë bisedat e tyre private,” thuhet në një komunikatë për shtyp të kompanisë.

Share With:
Translate »
30 Views