Mami Evita/ Diola Dost kap vajzën duke parë filma për të rritur! Si reagon?

Në një kohë kur të gjithë shtatzënat marrin pushim të plotë gjatë kësaj periudhe të ëmbël, Evi Reçi bën krejt të kundërtën.

E gjendur mes muzikës, radios, bebushit që po pret, lidhjes në distancë e 1001 gjërave të tjera, ajo ka gjetur sërish hapësirë për të na sjellë diçka ndryshe, podcastin ‘Mami Evita’.

Sot ajo ka publikuar episodin e parë, ku e ftuar është nutricionistja Diola Dosti.

Vajzat zhvilluan një bisedë mbi ushqyerjen e shëndetshme gjatë shtatzanisë, ndërsa u ndalën edhe tek disa pyetje me spec.

Një ndër ta ishte edhe pyetja se si do të reagonte Diola nëse do ta shihte vajzën e madhe duke parë filma për të rritur.
Diola është shprehur se nuk do të bënte panik sepse kjo tashmë është krejt e zakonshme për adoleshentët e këtyre ditëve dhe se e kupton moshën e saj.

Diola ka theksuar se është ajo e para si nënë që ka nisur me kohë t’i japë edukatë seksuale të bijës, që ta mbrojë nga faktorët e jashtëm.

Për më tepër ndiqni këtë bisedë të këndshme mes vajzash. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
111 Views