Manastirliu: Për dy muaj 1200 bebe kanë lindur në Tiranë, jeta triumfon!

Në një kohë të vështirë jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë botën, ku numri i të vdekurve po rritet dita ditës nga koronavirusi, dhe tanimë më shumë se gjysmë milioni persona kanë humbur jetën, pavarësisht të gjithave jeta po triumfon.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se vetëm në dy muaj, në dy maternitetet e Tiranës kanë ardhur në jetë 1200 bebe të reja.

“Në këto kohë të vështira për të gjithë sistemin shëndetësor në përballje me #COVID19, ekipet mjekësore në #maternitetet tona, po bëjnë një punë shembullore, që nënat dhe të porsalindurit të jenë të #sigurt e të shëndetshëm në këtë situatë të pazakontë????
Vetëm në dy maternitetet e #Tiranës, më shumë se 1,200 bebe kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë gjatë dy muajve të fundit
#JetaTriumfon”-shkruan Manastirliu.

Share With:



115 Views