Manjola Nallbani bën gjestin për t’u marrë shembull, zbulon dhe një detaj të familjes së saj

Personazhet e njohur shqiptarë i kemi parë shpeshherë në qendrat e dhurimit të gjakut, në ndihmë të të gjithë personave në nevojë. Këtë herë kësaj nisme kaq humane, i është bashkuar edhe këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi dhe përveçse ka dhënë një mesazh të rëndësishëm, ka treguar dhe një histori të shkurtër nga familja e saj. “Mjafton 10 minuta të dhurosh pak nga gjaku yt e të shpëtosh jetë. Mamaja ime ka punuar një kohë të gjatë me fëmijët hemofilikë dhe mua sinqerisht më dhembte shpirti kur më tregonte për ta. Të dhurosh gjak është vetëm një minimum solidariteti njerëzor. Të paktën unë kështu e konsideroj”, – ka shkruar Manjola bashkangjitur fotografisë. Ky është me të vërtetë një gjest për t’u marrë shembull, sepse të gjithë kemi mundësinë të shpëtojmë jetë.

Share With:
Translate »
808 Views