Vogëlushja në foto sot është një nga këngëtaret e njohura shqiptare
Ka mjaftuar ditëlindja e babait të saj sot, që sot Rona Nishliu të nxjerr nga albumi i vjetër i familjes një foto që i përket fëmijërisë së hershme. Rona siç e shihni në foto me të atin ka qenë një vajzë topolake. Përvec fotos ajo ka zgjedhur edhe një dedikim për të atin.
Këngëtarja kosovare, e njohur kudo në trevat shqipfolëse, na dëshmon se sa shumë paska ndryshuar me kalimin e viteve. Zor se mund ta gjenim se ajo vajza e vogël dikur, sot është një artiste plot vlera, dhe shumë e dashur për publikun. “Loqki, hic spo plakesh bre ????! I gezofsh edhe 200 tjera babishki jem ???? Te dua ???? “- shkruan Rona në Instagram.