Margarita Xhepa tregon gjendjen e të birit Ndriçim Xhepa pas operacionit të vështirë

Ka përfunduar me sukses operacioni në mushkëri i aktorit të njohur Ndriçim Xhepa. Lajmi është konfirmuar nga vet nëna e aktorit Margarita Xhepa e telefonuar nga “Report TV”. Ajo është shprehur se “ndërhyrja kirurgjikale përfundoi me sukses. Jam shumë e gëzuar, sepse masa që kishte në mushkëri iu hoq dhe tani ai gëzon shëndet të mirë”.

Aktori shkoi për kurim më 13 tetor ne Itali. Për kurimin e aktorit të njohur ka dhënë kontribut edhe Qeveria Shqiptare. Me vendimin e saj aktorit i është akorduar fond financiar prej 5 milionësh lekë të reja për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit në një klinikë jashtë vendit. Gëzimin për shëndetin e mire të aktorit Ndriçim Xhepa e kanë përcjellë edhe kolegët e miqtë e tij në rrjetet.

Share With:
Translate »
3199 Views