Mariah Carey darkon me vajzën e saj të vogël

Këngëtraja amerikane, Mariah Carey ndodhet në Londër në kuadër të turit të saj “All i want for Christmas is You”. Duke qenë se ka një axhendë shumë të ngjeshur, këngëtarja është përpjekur të gjejë sadopak kohë për vajzën e saj shtatë vjeçare, Monroe.

Nënë e bijë janë fotografuar së bashku në një restorant në Londër, ku kanë darkuar. Mariah Carey si përherë ka ruajtur stilin klasik të veshjes: një pelush i bardhë i shoqëruar me një palë çizme me taka të larta.

Ndërsa vajza e saj e vogël ka preferuar ngjyrat e forta, të cilat i shkojnë shumë pasi edhe i ka kombinuar ashtu siç duhet.

Share With:
Translate »
702 Views