Eli Fara feston sot ditëlindjen, e bija emocionon me foton intime dhe dedikim e ëmbël

Marrëdhënia e Eli Farës me të bijën është nga ato marrëdhënie që rrallë herë mund të ekzistojë mes një nëne dhe të bijës. Jo vetëm duken si dy shoqe, por edhe janë si të tilla. Sot është një ditë e veçantë për Elin, e cila feston ditëlindjen dhe nuk mund të mungonte një urim i ndjerë nga e bija.

Marina ka postuar në Instagram një foto të disa viteve më parë me të ëmën dhe shkruan: “Në një ditë si sot lindi nëna më e mirë në botë. Të uron motra të bëhesh 100 vjet. Jeta ime ka nisur duke hapur sytë dhe duke dashuruar fytyrën tënde. Kur numëroj gjërat e çmuara që kam në jetë, ty të numëroj dy herë. Zemra jote është vendi më i sigurtë për mua. Ti je mbretëresha ime. Nuk ka fjalë që mund të përshkruaj dashurinë që kam për ty. Të dua! Gëzuar ditëlindjen!

Edhe ne i urojmë Elit dhe 100 vite të lumtura!

 

Share With:
Translate »
1221 Views