Marina Fara ka ditëlindjen, ja si e uron e ëma

“Bëmë mama të të ngjaj”. Kjo shprehje i shkon më së miri Marina Farës, të bijës së këngëtares Eli Fara.

Për Eli Farën duket se vitet janë ndalur, ndërsa vajza e saj Marina është më në formë se kurrë. Dhe pa frikë mund të thuhet se janë mami dhe vajza më seksi në showbiz.

Për Marinën, sot është një ditë e veçantë, ndërsa feston ditëlindjen. E në këtë ditë, nuk kishte si të mungonte një urim nga mamaja e saj, që fillimisht i ka dërguar të bijës një buqetë mjaft të bukur me lule.

Por nuk është mjaftuar më kaq… Këngëtarja shumë e dashur për publikun ka postuar një video nga momentet më të bukura me vajzën e saj Marinën, kur ajo kur ishte e vogël dhe një tjetër tani e rritur dhe disa foto të tyre së bashku.

Përmes dedikimit special, Eli na ka zbuluar gjithashtu se të bijën e saj me përkëdheli e thërret Marushka.

“Gëzuar ditëlindjen. Edhe 100 Marushka ime. Qofsh e lumtur gjithë jetën. Të dua shumë jeta ime”, – ka shkruar Eli Fara.

Share With:
Translate »
1478 Views