Mario nuk harron zakonet e gjysheve shqiptare

Grimieri i famshëm i Kim Kardashian nuk i harron zakonet dhe traditat shqiptare. Mario ka treguar në disa raste se është krenar për origjinën e tij, dhe sado suksese dhe famë që ka fituar  ai sërish nuk e mohon që është shqiptar. Dhe nuk ka arsye pse ta bëjë një gjë të tillë.

Gjithsesi, përveç bluzave me flamur shqiptar, qeleshes sërish me flamurin shqiptar, Mario sot përmes një video në Instastory na ka treguar se ruan ende traditat e gjysheve tona. Grimieri në sirtarë mban sapunë, siç mbanin gjyshet dikur, ose për ta fshehur se ishte luks, ose që rrobat të mbanin erë të mirë. Mario tregon se që nga fëmijëria e bën këtë gjë…

Share With:
Translate »
799 Views