Ami pa grim, shëtitje nga liqeni me vajzën

Moderatorja dhe sipërmarrësja e njohur Amarda Toska po shijon ditë të lumtura në jetën e saj. Ami është bërë nënë për herë të dytë, dhe ka sjellë në jetë një vajzë që me siguri është po njësoj e bukur si Ami. Ermali dhe Ami nuk na kanë prezantuar ende me Sian, por herë pas here publikojnë foto teksa shëtisin me të.

Sot Ami ka shfrytëzuar kohën me diell, për të dalë xhiro me të voglën e saj nga liqeni. Pa pikë grimi në fytyrë Ami duket shumë bukur edhe në këto ditë të para pas lindjes së vajzës. Ami në fakt tashmë mund të quhet mami me eksperiencë pasi ka edhe një djalë të vogël, 4 vjeç e gjysmë.

Share With:
Translate »
1012 Views