Pushohet nga puna, roja i vë zjarrin çerdhes së fëmijëve | Video

Katër fëmijë dhe një mësues janë vrarë në Brazil pasi një roje e sigurisë hodhi lëndë djegëse mbi ta dhe u vuri zjarrin, thanë zyrtarët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një çerdhe fëmijësh në qytetin e largët të Janaubas në shtetin e Minas Gerais. Videot e publikuara shfaqin skena kaotike jashtë, pasi prindërit filluan të ulërinin në panik kur u njoftuan për ngjarjen. 25 persona, kryesisht fëmijë të moshës katër dhe pesë vjeç, po trajtohen për djegie në spitalet lokale. Disa nga pacientët ende mund të kenë nevojë të dërgohen në një njësi të specializuar për djegie në kryeqytetin e shtetit, Belo Horizonte. Nëna e një prej fëmijëve që humbën jetën tha për mediat se po e konsideronte regjistrimin në një çerdhe tjetër të fëmijës përpara se sulmi të ndodhte. “Ishim gati të shkojmë në një lagje të ndryshme. U zgjova herët për ta lënë atë në çerdhe. Kur e pashë përsëri ai ishte tashmë i vdekur në spital”tha ajo.

Roja e sigurisë që kreu sulmin ishte pushuar

Roja e sigurisë që shkaktoi tragjedinë është identifikuar nga policia si Damiao Soares dos Santos, 50 vjeç. Ai vdiq në spital si pasojë e plagëve të marra. Arsyet për sulmin ende po hetohen. Mediat lokale kanë raportuar se ai është shkarkuar pas kthimit nga pushimi vjetor muajin e kaluar me një gjendje shëndetësore të dyshuar. Ai shkoi në qendrën e kujdesit të fëmijëve Gente Inocente për të dorëzuar certifikatën e tij mjekësore dhe pastaj i vuri zjarrin. Presidenti Michel Temer shkroi: “Më vjen keq për këtë tragjedi që ka të bëjë me fëmijët në Janauba. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjet”. “Kjo duhet të jetë një humbje shumë e dhimbshme,” shtoi ai. Kryebashkiaku i Janaubës ka shpallur shtatë ditë zie.

Share With:
Translate »
725 Views