Marrëdhënia e Nicola Peltz me vjehrrën e saj, Victoria Beckham u prish për një… fustan

Kohët e fundit mediat e huaja kanë shkruar se Nicola Peltz dhe Victoria Beckham kanë pasur një marrëdhënie shumë të tensionuar. Më në fund Nicola ka thyer heshtjen dhe në numrin e ri të revistës “Variety” ka treguar se zërat u krijuan pasi ajo nuk kishte veshur një dizajn të Victoria Beckham gjatë dasmës së saj dhe të Brooklyn.

“Unë do të doja shumë të vishesha nga ajo, por disa muaj më vonë ajo kuptoi se atelieja e saj nuk mund ta bënte fustanin, kështu që më duhej të zgjidhja një fustan tjetër. Ajo nuk tha që nuk mund të veshësh një punim timin. Unë nuk thashë që nuk doja të vishesha nga ajo. Këtu filloi gjithçka”, tha aktorja 27-vjeçare.

Share With:
Translate »
127 Views