Marrëdhënia mes Orindës dhe nënës së Turit? Na e tregon vet ai

I ftuar në emisionin e pasdites te “Rudina” moderatori Turjan Hyska ka folur më tepër për marrëdhënien e tij me Orindën, dasmën madhështore ku ata kurorëzuan dashurinë e tyre. Turi ka zbuluar edhe më tepër po ashtu edhe për marrëdhënien mes Orindës dhe nënës së tij.

Dy gratë e jetës së tij, Orinda dhe e ëma, i bënë një video mesazh ne emision. Orinda i tha edhe një herë se sa shumë e do, kurse e ëma e falenderoi për sjelljen e tij dhe faktin se jo vetëm u kujdes për vëllain e vogël, por edhe u bë shembull i mirë për të. E ëma, Lida dhe Orinda dëshmuan përmes videos edhe fjalët e Turit rreth marrëdhënies së tyre të mirë. Nusja i thërriste Lidush. Me tej Turi e tha edhe një herë tjetër se e duan një fëmijë, por që ende nuk ka ardhur.

“Dasma jonë nisi si një festë, Mand Peza dhe Orinda do merreshin me gjithçka, por nusja na u bë pak e brishtë në muajin e fundit dhe më ngeli të merresha unë me dasmën. I thashë që duhet ta shijojmë dhe të dhurojmë dashuri. Dasma ishte ndjesi shumë e bukur dhe Orinda nuse kishte një lloj magjie, ngela pa fjalë dhe nuk kemi ngrënë bukë deri në 5 të mëngjesit. Orinda ishte spektakolare, s’u lodh një herë, e shijoi. Por, një tjetër moment emocional ishte kur këndoi Ardit Gjebrea. Orinda është zbulim i vazhdueshëm. Përveç bukurisë, Orinda më është dukur shumë prepotente, ne kemi patur probleme… Orinda ka një raport me të drejtën dhe është njeri që evoluon, nuk ka qetësi. Ne nuk bëjmë kompromise dhe tani jemi “all in”. Planet për fëmijë i kemi tre herë në ditë. Orinda është mjeshtre për organizime, për të administruar hapësirën dhe kurdo që të vinte nuk do ishte problem, por ende nuk ka ndodhur. Ne nuk e kemi shumë të kultivuar këtë punën e dhuratave, por që kur ka ardhur Orinda nëna ime bën shumë dhurata dhe deri tani nuk janë zënë kurrë. Orinda nuk flet shumë, nuk gërricet, por po i hipi nervi largohu 10 minuta”, tha Hyska. 

Share With:
Translate »
1260 Views