Klodiana Shala shpreh dëshirën e madhe për të patur një fëmijë, por jo si gjithë të tjerët

Klodiana Shala e ftuar në emisionin “Opinion” deklaroi se gjatë bashkëjetesës kishte tentuar të bënte fëmijë por fati nuk deshi. Ndaj zgjidhja e saj e vetme ishte të birësonte një fëmijë. Sportistja iu drejtua shtëpisë së fëmijës për të realizuar dëshirën e saj. Atje njohu një djalë të vogël, bjond dhe me sy bojëqiell që i ngjante asaj. Ajo vendosi ta birësojë pikërisht atë fëmijë por nëna e papërgjegjshme e djalit ndryshonte mendim hera-herës nëse mund ta jepte fëmijën për birësim. Ndaj Klodiana hoqi dorë për ta rimenduar sërish kohët e fundit të njëjtin vendim për të birësuar një fëmijë. Ne e përgëzojmë sportisten për vendimin për t’i dhuruar një familje dhe një jetë më të mirë një fëmije në nevojë. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1298 Views