Martesa e papritur e Miley Cyrus, të gjithë dyshojnë se këngëtarja është shtatzënë

Pas martesës së papritur të Miley Cyrus me Liam Hemsworth të gjithë mbetën të shokuar. Madje në ceremoni kanë munguar edhe miqtë e ngushtë të çiftit dhe kjo ka ngritur shumë dyshime.

Të gjithë po aludojnë se Miley mund të jetë shtatzënë dhe pikërisht kjo duhet të jetë arsyeja e martesës së saj me Liam. “Miqtë e ngushtë që nuk ishin në ceremoni po mundohen të gjejnë një arsye për martesën dhe të gjithë mendojnë se ajo mund të jetë shtatzënë”, – ka thënë një burim ekskluzivisht për ‘Hollywood Life’. Për më tepër Miley është shprehur disa herë publikisht se do të martohet vetëm kur të jetë gati për të ndërtuar një familje. Gjithsesi asgjë nuk është e konfirmuar nga këngëtarja apo partneri i saj. E vetmja gjë që dihet me siguri është se tashmë ata janë zyrtarisht të martuar.

Share With:
Translate »
504 Views