Martohet vajza 11 vjeçe me 41-vjeçarin mysliman

Në Malajzi ka ndodhur një martesë mes një vajze 11 vjece dhe një burri 41 vjec që ka shkaktuar zemërim publik.

Shumë persona kanë kërkuar që të ndalohen këto gjëra dhe fëmijët të mos jepen tek askush.

Che Abdul Karim Che Abdul Hamid u martua fshehurazi me vajzën, e cila u bë gruaja e tij e tretë dhe bashkimi u bë publik pasi një nga gratë e tij paraqiti një ankesë në polici.

Vajzat muslimane nën moshën minimale të martesës ligjore mund të martohen me pëlqimin e gjykatës së Sheriatit dhe prindërve të tyre. Myslimanët në Malajzi mund të martohen me katër gra.

Zëvendëskryeministri Wan Azizah Wan Ismail ka thënë se martesa ishte e paligjshme pasi ajo nuk ishte miratuar nga gjykata e Sheriatit.

Share With:
Translate »
727 Views