Masakrohen tre adoleshentë në stacionin e autobusit në Londër

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në një stacion autobusi në Londër.
Tre adoleshentë janë përplasur për vdekje nga një automjet tip “Audi”, i cili po ecte me shpejtësi të lartë.
Sipas gazetës britanike “The Independent” tre djemtë, përkatësisht nga 16 vjeç secili morën plagë të rënda në trup dhe në momentin kur autoambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes ishte tepër vonë, pasi kishin ndërruar jetë në vend.
Policia arriti të arrestoje autorin, shoferin e Audit që shkaktoi aksidentin tragjik.

 

Share With:
Translate »
590 Views