Aktori tregon se djali ka ngjarë nga ai, di si t’i bëjë vajzat për vete

Romir Zalla është ndër aktorët më të njohur në Shqipëri, i cili ka një djalë 10 vjec. Në intervistën në ‘Why Not’, moderatorja Roza Lati e pyeti nëse ai është i dashuruar.

“Ka ndjenja. I them që të ndjeki zemrën,” – tha Romiri duke shtuar se nuk i jep këshilla.

Aktori zbuloi se vogëlushi ka marrë natyrën e tij dhe di si ti bëjë për vete të tjerëve.

“Jo sepse ai është një tip që nuk e ka problem fare që ti bëjë për vete vajzat. Ka ngjarë nga unë, ka natyrën time, unë jam i butë, i qetë, i qeshur, gjithmonë me humor, me sportivitet, me gallata dhe ndër të tjera, dhe kjo gjë iu pëlqen vajzave”, rrëfeu Romiri.

Share With:
Translate »
674 Views