Masazh apo torturë ndaj fëmijës?! | Video

Po qarkullon nëpër internet një video ku shfaqet një grua duke varur një foshnje nga këmbët, duke i përdredhur qafën dhe bërë “masazh”.

35-vjeçarja Larissa Orynbasarovna, nga Kazakistani, ka punuar si profesioniste e certifikuar për masazhe për 11 vite.

Ajo pretendon se metoda e saj e masazhit, ku ajo i var fëmijët për këmbësh, krahësh, u përdredh qafën etj, mund të trajtojë foshnjat me aftësi të kufizuara.

“Ndihmoj fëmijët”, thotë znj. Orynbasarovna, e cila mëson edhe studentë të tjerë teksa u bën fëmijëve masazh.

“Për disa vite kam punuar me shumë foshnje të cilët kishin probleme me qafën apo me këmbët. Ata kanë arritur të shërohen nëpërmjet metodës sime të masazhit”, thotë Orynbasarovna.

Pavarësisht dukjes shokuese, “masazhi për bebe” është shumë popullor në kazakistan, ku prindërit paguajnë që të vegjlit të masazhohen për 10-15 minuta.

Share With:
Translate »
731 Views