“Masterchef Junior Albania”, zbulohen shefat që do gjykojnë..

Do jete nje format shume interesant, femije qe do te gatuajne. Jo vetem kaq por do te gjykohen ashtu si dikur gjykoheshin kuzhinieret e rritur. Por kete radhe askush nuk do te ulerase si Renato Mekolli sepse femijet nuk ta zgjasin shume dhe nuk eshte çudi ta zbrazin tenxheren me makarona kokes. Pas zbulimit te emrit te Juli Zguros, si pjestar i jurise nga zera afer produksionit zbulohet se ne juri do jene edhe Sokol Prenga dhe Xheraldina Vula.
Juli Zguro shefi brilant i Millenium Gourmet ne Tirane dhe ne zonen me te bukur bregdetare Folie Marine Prive ne Jale.
Sokol Prenga po ashtu nje shef i njohur dhe sfiduar me gjykime ne Masterchef. Per here te pare e ka ne ekranet shqiptare Xheri Vula qe ndoshta nje pjese e publikut adoleshent e njeh si nene e Ledri Vules kengetar i dashur per kete brez, por edhe moderatore ne nje emision gatimi ne Kosove.
Gara e gatimit te femijeve Masterchef Junior do te jete ne transmetim ekskluziv ne RTSH dhe do te zgjase 12 jave…

Share With:
Translate »
1116 Views