Mbetën jetimë, vogëlushja tregon vuajtjet në azilet e Gjermanisë pas ndarjes nga jeta së të ëmës

Historia e vdekjes së Valbona Mollës dhe vuajtjeve të vazhdueshme në Gjermani ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve në emisionin ”Shqiptarët për Shqiptarët”.

Në një rrëfim për mediat, e bija e Valbonës, Nadia zbulon peripecitë e jetesës në kampin e refugjatëve në Gjermani si dhe ‘torturat’ e së ëmës nga sëmundja e saj.

“Qava kur u takova me gjyshen para se të hipja në autobus. Atje kishte shumë azilantë, kishim një dhomë, banjën e ndanim me 6 familje të tjerë, kishte buburreca, atje nuk kishte vende kur kishim uri duhet të prisnim sa të përfundonin të tjerët. Kur sëmurej mami, lajmëronim ambulancën disa herë, mami nuk ishte mirë, iknim rrinim tek familjet gjermane, mamit i merrej fryma, ishte një natë mami nuk donte të ikte në spital nga ne, në mëngjes e mori ambulanca erdhën mjekët pastaj nuk e pamë më, ra në gjendje kome, ne na çuan në shtëpinë e fëmijës”, tregon vogëlushja.

Ndërkohë, e ëma e Valbonës tregon se si humbi jetën e bija.

”Ajo ditë ka qenë shumë e dhimbshme, nuk e kemi mbledhur veten prej asaj dite, atje i ra trompozë, u bllokua, i vunë aparat në zemër, unë shkova atje kishte sirianë lloj-lloj, ika i lashë në gjendje të vështirë shumë, gjithë rrugës kam qarë në kthim.

Fëmijët janë të traumatizuar nga sirenat e ambulancës. Fëmijët nuk do ta harrojnë atë që kanë përjetuar, e kanë vuajtur shumë”, mbyll rrëfimin e moshuara.

Share With:
Translate »
423 Views