Mbi 10 mijë persona protestojnë kundër ligjit të abortit

Mijëra protestues kanë protestuar sot kundër abortit, në Zagreb të Kroacisë.

Sipas policisë ngjarja ka kaluar pa asnjë incident. Në marshin e quajtur “Marshi për Jetën” në Zagreb, morrën pjesë rreth 10 mijë persona. Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në qytetin Split dhe Rijeka.

Në Split, kryepeshkopi Marin Barisiq u ba bërë thirrje marshuesve që të mbrojnë jetën.

Por në Rijeka kishte edhe një kundër-protestë, të titulluar “Marsh për Liri”. Dy anët e protestuesve janë përleshur dhe policia ka arrestuar mbi 20 gra aktiviste, të cilat u munduan që të ndalonin protestën kundër abortit, transmeton Reuters.

Aborti është legal në Kroaci deri në javën e 10-të të shtatzënisë. Ligji për abortin daton që prej vitit 1978, kur Kroacia ishte pjesë e Jugosllavisë.

Aktivistët po kërkojnë që ky ligj të shfuqizohet. Vitin e kaluar, një gjykatë kroate kishte vendosur që të hidhte poshtë kërkesën për shfuqizimin e abortit.

Rreth 90 për qind e popullsisë në Kroaci janë katolikë dhe Kisha luan një rol të rëndësishëm në shoqëri.

Share With:
Translate »
475 Views