Me babin, ditën e parë dhe të fundit të shkollës

Ndërsa Jason Gayler po shikonte fotografitë e vjetra të familjes para se vajza e tij të diplomohej  në shkollë të mesme, ai gjeti një fotografi të veçantë që shfaqte Jasonin duke dërguar vajzën e tij 5 vjeçare Brittany në ditën e parë në kopsht. Jason e dinte se duhet ta rikrijonte këtë. Kështu, në ditën e fundit të vajzës së tij në Teksas, ai e dërgoi atë në shkollë, duke e plotësuar kështu ciklin e saj të edukimit, raporton CNN. Kur ajo i postoi fotografitë krahasuese në Twitter, Brittany nuk priste se do të bëhej aq shumë  popullore në rrjete sociale. Publikuar më 25 maj, postimi në Twitter tani ka më shumë se 60,000 pëlqime dhe 14,000 ‘retweet’. Brittany e quajti këtë një moment që s’do ta harrojë kurrë.

Share With:
Translate »
804 Views