Rosela Gjylbegu tregon se agjëron në kujtim të këtij personi

Besimtarët myslimanë, përfshirë edhe disa personazhe të njohur të ekranit shqiptar, kanë vendosur të agjërojnë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

E ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, këtë të premte ka qenë edhe këngëtarja e njohur Rosela Gjylbegu.

Ajo ka treguar se këtë herë vendosi të agjërojë, duke theksuar se gjëja që e shtyu të bënte këtë rit ka qenë gjyshja e saj.

“Vendosa të agjëroj në kujtim të gjyshes time, e cila e mbante Ramazanin çdo vitë deri në muajin kur u nda nga kjo jetë dhe kisha një dëshirë të brendshme. Kur e mendoja, nostalgjia…kjo kohë na ka bërë të reflektojmë shumë për familjen, për ata që nuk i kemi afër. E ndjeva, ashtu më lindi si një jet i mir për ta bërë në kujtim të gjyshes time nga babi. Familja e tim ati është myslimane, kurse nga mami janë katolikë”, u shpreh këngëtarja.

Share With:
Translate »
220 Views