“Më falni që ju kam mallkuar”, e penduar vajza u kërkon ndjesë prindërve

Një pendesë e thellë e ka sjellë Danielën në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Ajo ndau në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan jetën me kushte të vështira në Shqipëri dhe martesën në moshë të hershme, kur ishte vetëm 17 vjeçe. Prindërit menduan se do të ishte më mirë që Daniela të martohej me një djalë që jetonte në Itali dhe të kishte një jetë të lumtur.

Gjatë rubrikës, ajo tregoi se gjërat nuk shkuan ashtu dhe u desh të përballej me shumë probleme. Me keqardhje, Daniela tha se fajësonte e mallkonte prindërit që morën atë vendim por kur babai u sëmur, ndihej fajtore. Ajo ka thirrur prindërit, Ismailin dhe Lirien për t’u kërkuar ndjesë.

Daniela: Mami, babi, jeni shumë të bukur, çifti që keni qenë gjithmonë dorë për dore. Një shembull për mua dhe për vëllain tim. Ju kërkoj falje për gënjeshtrat që kam bërë por janë gënjeshtra të bardha siç thotë zoti Ardit. Doja t’jua bëja këtë surprizë në radhë të parë për t’ju kërkuar falje sepse shumë herë kam thënë që mallkuar qofshin prindërit shqiptarë që martojnë vajzat kaq të vogla dhe në një vend pa i parë me sy dhe ju kërkoj falje për këtë gjë sepse babi ti kur u sëmure unë e përjetova shumë keq këtë gjë.

Ju kërkoj falje dhe dua t’ju them faleminderit për edukatën që na keni dhënë mua dhe vëllait tim sepse falë edukatëës që ju na keni dhënë unë kam kaluar shumë sfida dhe jam sot kjo që jam këtu, një nënë  e lumtur dhe një bashkëshorte e lumtur dhe një vajzë plot mall për prindërit. Sa më shumë vjen koha dhe unë aq mall ndiej për ju. Më mungoni shumë dhe ju dua shumë

 

Share With:
Translate »
58 Views