Me lot në sy, Shqipja rrëfen dhunën nga ish bashkëshorti: Më kanë rrahur dhe persona nga familja e tij, isha me tre fëmijë kur më kthyen tek prindërit

Shqipja tregon mes lotësh divorcin nga ish bashkëshorti dhe dhunën që përjetoi për vite me radhë prej tij.

Në takimin me Rolandin, ka rrëfyer se si ndodhi divorci pasi babai i saj ndërroi jetë. Ajo ishte me tre fëmijë dhe e pati të vështirë sepse nuk mori pronë dhe u kthye sërish tek prindërit.

Shqipja: Kur jam divorcuar më ka rënë qielli mbi kokë. Kur e kujtoj, e di unë si e kam përjetuar. Isha me tre fëmijë, dy vajza dhe djalin më të vogël. Më ka ushtruar edhe dhunë pas lindjes së vajzës së parë. Ishte i dhunshëm dhe nuk e dija pse ishte. Që aty duhet të pritej shiriti, por unë isha fëmijë, pa mbush unë 16, ai pa mbushur 18. Pas gjyqit, më çuan tek prindërit e mi se nuk më qëllonte asnjë metër katror pronë. Më lejuan të mbanim vetëm djalin. Pas pak kohe, më vdiq edhe babai.

Kam jetuar me dhunë që pasi u bë vajza 1 vjeç, më ka gjuajtur im shoq. Më pas më ka gjuajtur dhe një person në familjen e tim shoqi. E kam dashur dhe më donte e nuk e mendoja që të shkoja në shtëpinë e prindërve. Këtë më thotë dhe im bir që më thotë pse vazhdove e bëre fëmijë të tjerë. Kam shkuar dhe në polici e kam raportuar për vëllain e tij dhe jam dhunuar sërish. Vjehrrit e mi kanë qenë të mrekullueshëm, ama vazhdoi keq keq keq sa… Kur vdiq im atë, më solli fletën për tu divorcuar.

Rolandi: Po tani është martuar?

Shqipja: Fill pas ndarjes, mësova se kishte lidhje me nusen e shokut. Më pas u  martua me një zonjë, ajo më ka folur në fillim, kemi pirë kafe dhe është shumë zonjë. Më respekton dhe e respektoj.

Më pas tregoi historinë e trishtë me motrën e ndjerë, e cila është ndarë nga jeta sepse është mbytur dhe ka humbur kontaktet me djalin e saj.

Shqipja: Pas vdekjes së motrës, i thamë që motra nuk jeton, është mbytur dhe shpresoj që djali të jetë gjallë se nuk kam folur dhe nuk e di ku është.

Share With:
Translate »
668 Views