E godiste me thika dhe kaçavida, 29-vjeçarja: Burri donte të më vriste mua dhe fëmijën

Në emisionin “Historia Ime” nga Mirela Milori në “Tv Klan”, vjen historia e një nëne të re, 29 vjeçe, nga Veriu i Shqipërisë. Ajo u martua në moshën 23-vjeçare me dikë që e mendoi si njeri të përshtatshëm për të. Megjithatë, jeta nisi të ndryshonte kur kuptoi se bashkëshorti konsumonte alkool, shpenzonte dhe gjërat u përkeqësuan pasi shkuan në Gjermani si azilantë. Atje, paratë e asistencës sociale i përdorte për alkool, bixhoz e hashash.

Dhuna që vajza ka përjetuar ka shkuar deri në atë pikë sa ai të përdorte sende të ndryshme të forta për ta goditur, si thikat e kaçavidat, shoqëruar me kërcënimin se do ta vriste së bashku me fëmijën. Pas lindjes së djalit të madh në Gjermani, mbeti shtatzënë me të dytin, vetëm 6 muaj më vonë. Ajo tregon se nuk e denoncoi kurrë për hir të dashurisë për fëmijën dhe frikës.

Vajza: Nuk e denoncova, sepse e doja shumë.

Mirela Milori: Do ma sqarosh pak si e doje këtë njeri?

Vajza: E doja sepse kisha një fëmijë me të dhe ishte shumë e vështirë për mua që të ndahesha, divorcohesha dhe ta denoncoja sepse kisha familjen vetëm.

Mirela Milori: Kishe frikë apo e doje?

Vajza: Edhe e doja, edhe kisha shumë shumë frikë.

Mirela Milori: Për çfarë e doje?

Vajza: Kisha fëmijë me të. Është shumë e vështirë kur lidh një kurorë t’i japësh fund një martese, sidomos kur ke një fëmijë në mes.

Mirela MiloriSi e justifikon një dhunë të kësaj natyre duke thënë “e doja”? Çfarë i doje këtij njeriu që të dhunonte?

Vajza: Thjesht që kisha fëmijën.

Mirela Milori: Pra, doje fëmijën, familjen. Po mos të kishe fëmijën, do të vazhdoje të jetoje me këtë njeri që të dhunonte?

Vajza: Ndoshta s’do të jetoja fare me të, jo me mënyrën si kishte vepruar me mua dhe trupin tim.

Share With:
Translate »
327 Views