Më në fund një foto e plotë e familjes së Adelina Ismailit
Profili në Instagram i këngëtares shqiptare Adelina Ismaili sapo u zbukurua nga fotoja e fundit. Këngëtarja është bërë nënë pak kohë më parë dhe ashtu siç ndodh me të gjithë nënat e reja, profili i tyre në rrjetet sociale pushtohet nga fotot e fëmijës. Adelina është treguar paksa e rezervuar në fillim, por duket se e ka pasur të pamundur t’i rezitojë tundimit për të ndarë me miqtë e tyre një moment kaq të bukur.
Ajo së bashku me bashkëshortin e saj, Val Krasniqi kanë zgjedhur që të shkojnë diku larg me pushime, për t’u shkëputur paksa nga zhurmat e qytetit dhe për të kaluar një kohë shumë të bukur nën shoqërinë e njëri- tjetrit si një familje.
Këngëtarja ka postuar postuar për herë të parë një foto familjare ku shfaqen pikërisht ata të tre. Fotoja merr edhe më shumë kuptim me përshkrimin që e ka shoqëruar Adelina, e cila shkruan: Pushimet #2 me 2 jetët e mia. Kuptimi i jetës tani dhe përgjithmonë- familja.