Me urimin e lezetshëm për ditëlindje, Kylie zbuloi edhe marrëdhënien e saj me Travis Scott

Reperi i njohur dhe babai i Stormi-t, Travis Scott, ka festuar 29-vjetorin e tij të lindjes dhe si mund të mungonte një urim nga Kylie Jenner?

23-vjeçarja ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram fotot më cute të Travis me të voglën e tyre, Stormi Webster, që është kthyer që prej lindjes në fëmijën më të famshëm në Instagram.

Kylie s’na i kurseu këto poza dhe krahas tyre, uroi reperin për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen babai i Stormi-t”- shkroi ajo, duke lënë të kuptohet se përveç kësaj lidhjeje, s’ka asgjë tjetër mes tyre.

    

Gjithashtu Travis është parë së fundmi në shoqërinë e një vajze në Los Angeles, duke ngritur dyshimet se mund të ketë nisur një romancë të re.

Kylie dhe Travis nisën një lidhje bashkë në vitin 2017 dhe në shkurt të 2018 pritën vajzën e tyre të parë. Më pas në tetor të 2019, Kylie Jenner konfirmoi se ishte ndarë nga reperi, por do të kujdeseshin të dy për vajzën e tyre.

Kujtojmë se dyshja e nisën vitin 2021 në shoqërinë  e njëri-tjetrit. Dyshja u fotografuan bashkë me vajzën e tyre Stormi-n duke festuar Vitin e Ri në një vend turistik. Ata kanë bërë ski me vogëlushen e tyre dhe sigurisht kjo ka qenë një arsye më shumë që i ka përforcuar fansave mendimin se ata janë ribashkuar.

Megjithatë duket se e vërteta nuk ishte kështu, sepse burime pranë dyshes treguan se ata nuk janë rikthyer me njëri-tjetrin dhe po ashtu këtë e konfirmuan së fundmi edhe Kylie dhe Travis me veprimet e tyre.

Share With:
Translate »
137 Views