Melody 1-vjeç! Mariza Ikonomi ndan fotot e ëmbla familjare për ditëlindjen e vajzës
Mariza Ikonomi është treguar shumë diskrete përsa i përket jetës private. Shumë vonë publiku mësoi se ajo ishte në një lidhje dashurie dhe kjo, vetëm pasi erdhi në jetë vogëlushja e çiftit.
Ajo arriti ta mbante të fshehtë shtatzëninë, por kur vjen puna për fotot e vajzës, emocionet e mëmësisë nuk e lejojnë të qëndrojë aq hermetike.
Sot vajza e saj feston ditëlindjen e parë dhe sigurisht s’kishin si të mungonin disa fjalë të ndjera dhe disa foto të pa shpërndara më parë.
“Nje vit me pare lindi nje mrekulli me emrin Melody!
Shpirti i mamit dhe i babit aq shume na ke lumturuar me lindien tende sa ne na duket sikur kemi nje jete me ty dhe jo vetem 1 vit!
Ne jetojme, oret kalojne, dashuria jone rron!”, shkruan Mariza duke etiketuar edhe partnerin.
View this post on Instagram