Sërish shtatzënë? Kiara Tito zbulon dëshirën e saj të madhe
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë bërë prindër prej vetëm pak muajsh, por edhe pse momentalisht nuk kanë në plan ta zgjerojnë familjen, në të ardhmen padyshim që po.
Gjatë një interviste në emisionin “S’e Luan Topi”, Kiara foli për këtë dëshirë të saj dhe zbuloi se çfarë gjinie do të donte të kishte fëmija i dytë.
“E kam akoma atë dëshirë, edhe pse është herët natyrisht, por do kisha dëshirë të kisha dy vajza t’i vishja bukur, bukur. Të parën po që po e vesh, gjithë ditën rri duke e kombinuar, tani pres edhe të dytën”, tha Kiara.
E pyetur nëse po punojnë për bebin e dytë, Kiara tha:
“Jo , jo, është një dëshirë e të ardhmes patjetër!”