Melody mbështet babin një ditë para zgjedhjeve

Kandidati për kreun e PD, Eduard Selami ka publikuar një foto mjaft të veçantë, një ditë para zgjedhjeve në këtë parti. Selami në foto është bashkë më vajzën e tij 2-vjeҫare Melodi. Ai dhe e bija janë me dy gishtat lart. Melodi për vitet e saj dhe i ati për partinë që ka themeluar e drejtuar në vite, ku nesër garon për tu bërë sërish kryetar. Eduard Selami është i martuar me gazetaren e njohur Ilva Tare, ku së bashku kanë një vajzën 2-vjeҫare të quajtur Melodi, dhe janë në pritje të një fëmije tjetër që është djalë.

Share With:
Translate »
782 Views