Shiste lemonadë në rrugë, gjobitet 5-vjeçarja

Një vajzë 5-vjeçare është gjobitur 150 pound nga oficierët e Kullës Hamlets pasi u kap duke shitur lemonadë në rrugë. Ajo kishte ngritur një tezgë të vogël afër shtëpisë së saj në Mile End, për të shitur pijen për mijëra dashamirës të muzikës të cilët po shkonin në festivalin Lovebox në fundjavë. Pasi oficierët i lexuan një letër të gjatë ligjore përpara se ti vendosnin gjobën, vajza shpërtheu në lot duke i thënë: “Nuk kam bërë asgjë të keqe.” Babai i tronditur Andre Spicer, profesor në City University, u shpreh se vajza e tij nuk ishte duke u përpjekur për të bërë një fitim masiv. “Është vetëm një fëmijë 5-vjeçar që po shiste lemonadë,”-tha ai për Evening Standard. “Ajo ishte shumë e shqetësuar, pasi ishte shumë krenare për shitjet që kishte bërë dhe kjo ngjarje e përkeqësoi eksperiencën e saj.”

Share With:
Translate »
890 Views