Mënyra si supermodelja shqiptare e nis javën është kaq motivuese për çdo vajzë

Fakti që është nënë e dy vajzave, nuk do të thotë se do të shterojë ndonjëherë së bëri gjërat që e bëjnë të ndihet mirë, shpirtërisht dhe fizikisht. Këtë gjë, ajo na e ka dëshmuar herë pas here përmes rrjeteve sociale, por pa harruar faktin se gjenet e arta nuk tradhëtojnë asnjëherë.

Fiziku i hatashëm prej supermodeleje i Emina Çunmulajt nuk është vetëm çështje gjenesh, por edhe një regjim strikt sa i takon ushtrimeve fizike në shtëpi apo palestër, si edhe një dietë ushqimore e përzgjedhur. Kështu, pasi këto ditët e fundit iu “arratis” disa ditë mëmësisë dhe dy vajzave të vogla të saj, për shkak të ditëlindjes së bashkëshortit dhe një super feste dhe një udhëtimi të dedikuar për ditëlindjen e bashkëshortit, Emina sapo na tregoi mënyrën se si ajo e nis javën.

E veshur me kostum sportiv, gati për ushtrime fizike, pa harruar edhe pompën për qumshtin e gjirit për të voglën e saj. “Gjysma e betejës së të punuarit me veten është të dukesh bukur, dhe kjo pompa e gjirit këtu”, shkruan ajo në postimin e fundit.

Një mesazh frymëzues që të bën ta nisësh javën me shumë motivim!

Share With:
Translate »
694 Views