Guida masazhimit të bebeve dhe përfitimet që sjell ky proces në shëndetin e tyre
Një nga mënyrat më të bukura për t’ia shprehur dashurinë fëmijëve tuaj të vegjël, është nëpërmjet një masazhi. Kjo do ta ndihmonte shumë fëmijën e vogël të relaksohej dhe të qetësohej. Efektet positive që ka ky lloji masazhi janë të shumta, ku mund të përmendim efektet positive në përmirësimin e tretjes, pakësimin e dhimbjes së dhëmbëve dhe gjithashtu krijon një lidhje më të ngushtë midis fëmijës dhe prindit. Duhet të keni shumë durim dhe të jeni tip i dhembshur nëqoftëse doni të mësoni disa mënyra të thjeshta masazhi për bebet. Nuk është e nevojshme të filloni një kurs për këtë, mëposhtë do t’ju tregojmë disa teknika të thjeshta masazhi për foshnjet.
- Masazhimi i ballit të bebes
Poziciononi dy gishtërinjtë e mëdhenj të duarve në qendër të ballit të bebes. Kryeni një lëvizje të rrumbullakët duke e shtypur lehtë ballin e bebes. Të njëjtën lëvizje mund ta kryeni duke i mbajur duart rreth kokës së bebit në një formë lutjeje.
- Masazhimi i faqeve të bebes
Ashtu siç dhe tek masazhimi i ballit, edhe masazhimi i faqeve kërkon një lëvizje të rrumbullakët rreth faqeve, gojës dhe gushës, duke formuar një fytyrë të qeshur. Veproni njësoj dhe me buzën e sipërme më pas me atë të poshtme.
- Masazhimi i gjoksit të bebes
Për këtë hap ju nevojiten të gjithë gishtat e duarve. Lëmoni me kujdes sipërfaqen e gjoksit të bebes, pa ushtruar presion mbi të.
- Masazhimi i barkut të bebes
Ndiqni lëvizjen e akrepave të orës duke masazhuar lehtë të gjithë sipërfaqen e barkut të bebes, pa harruar dhe sipërfaqen rreth kërthizës.
- Masazhimi i krahëve dhe këmbëve të bebes
Kthejeni foshnjen me shpinë.
Duke mbajtur thembrën e fëmijës suaj, përdorni dorën tjetër për të goditur lehtë poshtë gjithë rrugës nga kofsha në kyçin e këmbës.
Mendoni sikur po mjelni një lopë. Ashtu duhet të veproni dhe me këmbën e fëmijës, duke e tërhequr butë nga lart poshtë.
Pas kësaj fërkojeni me të gjithë gishtat e duarve, duke kaluar nga njëra këmbë në tjetrën.
Përsëriteni të njëjtin proçes dhe me krahët.
Tërhiqjani lehtë gishtat e duarve dhe masazhojini kyçet e duarve.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time