Merr fund! Julieni 2-vjeçar gjendet pa jetë

Ekipi i shpëtimit ka gjetur ditën e djeshme trupin e Julienit 2-vjeçar, i cili ra në një pus 100 metra të thellë.

Trupi i tij u gjet i mbuluar nga një shtresë gurësh dhe rëre që besohej se ishin zhvendosur kur ai u rrëzua në pus.

Alfonso Rodriguez, përfaqësuesi i qeverisë së Andaluzisë shkroi në Twitter: Fatkeqësisht skuadra e shpëtimit arritën në pikën ku kishte rënë djalosh dhe gjetën trupin e pajetë të tij. Ngushëllime familjarëve, u prehsh në paqe!”

E ditur bëhet edhe se ata janë detyruar të bëjnë dy shpërthime të vogla, për shkak të terrenit të ashpër, në mënyrë që të arrinin në vendin ku kishte ngecur i vogli. Vogëlushi atë ditë kishte dalë për piknik me prindërit e tij.

Ditët e para shpresa ishte e madhe se Julieni mund të ishte gjallë. Ndërsa prindërit e Julenit janë në gjendje të rënduar psikologjike.

Share With:
Translate »
1337 Views