Merr fund zyrtarisht martesa! Pasuria në emër të Elia Zaharias dhe marrëveshja për vajzën!

Aktorja Elia Zaharia dhe princ Leka Zogu II i kanë dhënë zyrtarisht fund martesës së tyre disa vjeçare, prej të cilës erdhi në jetë edhe vajza Geraldina.

Në vendimin e gjykatës thuhet se të dy prindërit kanë shprehur dëshirën për të kontribuar në jetën e vajzës, ndërsa kujdestaria i është lënë Elias, por princi sipas marrëveshjes do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor. Kjo shumë përfshin shpenzimet për nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të Elias, por babai do të ketë informacion të plotë për mënyrën sesi përdoren pagesat.

“Gjykata bazuar në nenet 126, 306 dhe 310 të K.Pr.Civile, si dhe nenet 125-128 dhe 145-162 të K.Familjes, VENDOSI: Pranimin e kërkesë së kërkueseve Leka II Zogu dhe Elia Zogu. Zgjidhjen e martesës ligjore midis kërkueseve Leka II Zogu dhe Elia Zogu. Miratimin e marrëveshjes per zgjidhje martese me nr.106 Rep dhe Nr.23 Kol e datës 15.01.2024,e lidhur përpara para noterit. Kërkuesja Elia Zogu do të mbajë mbiemrin qe ka pasur para martese “Zaharia”, thuhet në vendimin e gjykatës po ashtu.

Sipas marrëveshjes, Elja do të jetojë në një apartament 257 m2 në qendër të Tiranës, pas ish-hotel Dajtit, që Leka ia ka dhënë vajzës, Geraldinës por mund të përdoret nga aktorja për aq kohë sa ajo nuk ka një partner. Po ashtu Elia do të ketë në pronësi të plotë një dyqan 134 m2 në katin -1 të këtij pallati si dhe një parking rreth 47 m2.

“Përfituesja, nëna e humbet këtë të drejtë në rast të krijimit të një marrëdhënieje të re martesore ose bashkëjetese”, theksohet në marrëveshje.

Leka Zogu dhe vajza e tij do të takohen 2 orë në ditë, si dhe në fundjavë mund të shkojë në shtëpinë të atit. Deri sa të jetë gati apartamenti, Elia do të jetojë me vajzën e saj tek Pallatin Mbretëror, dikur “Ish-Pallati i Pionerëve”, rruga Murat Toptani, Tiranë. Në pushimet verore, koha me prindërit do të ndahet në mënyrë të barabartë dhe Geraldina do të qëndrojë me secilin prej tyre deri në 20 ditë. Në rast se fëmija ka pushime të tjera apo kohë tjetër të lirë prindërit dakordësohen që kjo kohë do të ndahet në mënyrë të barabartë

Share With:
Translate »
54 Views