Mesazhi i Bietës për 8 Mars është thjesht “UAU”

Gjatë ditës së sotme pamë që rrugët dhe restorantet ishin të mbushura me gra të cilat gëzonin 8 Marsin, i përshtatur në një festë në Shqipëri. Kishte shumë nga ata që postuan foto me nënat e tyre, disa të tjerë detaje të dhuratave dhe një pjesë pak më e vogël thënie dhe një revoltë në heshtje për të drejtat e grave. Më e freskët është “revolta” e Bietës. Ajo ka postuar një foto teksa ushqen Kroin me gji dhe shkruan: “Ore, kerkoni sa te doni te drejta te barabarta ju djem e burra, ca privilegje na jane dhene neve ne kete jete ????”. Mesazhi i saj është thjesht “UAU”! /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
664 Views