Mesazhi i dashurisë për jetën që i biri i la Chester-it para se të vdiste

Në një copë letre shënimesh, i biri i Chester Bennington, Tyler i shkruante të atit të jetonte ditën duke i kujtuar këngën e grupit Linkin Park, ‘Castel of Glass’. Bashkëshortja e këngëtarit, Talinda Bennington e postoi foton e shënimit në Twitter dhe bashkëngjitur saj shkruante “Tyler-i ynë është më i miri!” Ai shkruante: “Babi, shijoje performancën tënde dhe çdo gjë tjetër që do të bësh sot. Duaje jetën sepse është një kështjellë qelqi’. Chester, 41 vjeç u gjet i vdekur një ditë më parë në shtëpinë e tij dhe dyshohet të jetë vetvrarë sipas një mjeku ligjor në Los Angeles. Tyler është një nga 6 fëmijët e tij, tre prej të cilëve i ka me bashkëshorten, Talinda. Çifti kishte 11 vjet së bashku. Shoku i tij i grupit, Mike Shinoda e dha lajmin tragjik në Tëitter duke thënë se është zemërthyer dhe i shokuar, por është e vërtetë. TP

Share With:
Translate »
823 Views