Vogëlushi i Argjentinës feston 2-vjetroin dhe fjalët e saj s’mund të ishin më të ndjera se kaq!

E kush nuk e njeh vogëlushin Noah: bukuroshi i Instagram-it! Që prej fillimit kur ai lindi dhe u bë pjesë e jetës së Argjentinës dhe bashkëshortit të saj, ka marrë edhe zemrën e publikut. Këngëtarja asnjëherë nuk e ka mbajtur të birin larg syve të atyre që e ndjekin duke postuar shpesh çastet që ndan me të. Dhe vitet ikin si pa kuptuar dhe sot ky vogëlush bën plot 2 vjeç! Urimi i mami Argjentinës nuk kishte si të mungonte në një ditë të veçantë si kjo. Teksa ka postuar një foto të Noah-s në plazh, ajo ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen arushi im i vogël Pooh! Engjëlli im sot bën 2 vjeç. Nuk mund ta besoj që është rritur kaq shumë. Ti më jep shumë lumturi në jetën time Noah dhe ne jemi shumë, po shumë me fat që të kemi birin tonë. Nuk pres dot deri sa të rritesh dhe të shoh sa gjëra të mrekullueshme do bësh ti në jetën tënde. Mami dhe babi të duan ‘mas shumti n’botë’”, – e ka mbyllur Argjentina urimin e saj si nëna më e lumtur në botë. 

Share With:
Translate »
845 Views