Mesazhi i fundit i gardistit për nënën: “Më fal!”

Vdekja e Shkëlzen  Qordjes  në ambientet e gardës së republikës vazhdon të jetë e mbuluar me mister, pasi ende nuk ka një përgjigje për arsyet e asaj që ndodhi, mëngjesin e të shtunës.

Grupi hetimor nuk ka të zbardhura disa detaje që do të konfirmojë dyshimin kryesore për këtë ngjarje të konsideruar si vetëvrasje. Nga këqyrja e tabulateve telefonikë mësohet se 31-vjeçari i ka dërguar një mesazh të shkurtër nënës së tij para ngjarjes ku i kërkon falje. Ky komunikim sipas hetuesve konfirmon dyshimet e tyre se Qordja ka qëlluar mbi veten.

Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës për të verifikuar të gjitha komunikimet qe ai ka pasur para se të gjendej i pajetë. Në pyetje gjatë dy ditëve të fundit janë marrë disa oficerë të gardës që kanë qenë me shërbim ditën e ngjarjes. Sipas tyre ata nuk kanë venë re asgjë të pazakonte tek kolegu i tyre, duke sqaruar se nuk u kishte shprehur asnjë problem.

Do të jenë rezultatet përfundimtare të autopsisë ato që do të japin një përgjigje shkencore. Paraprakisht mësohet se Qordja ka humbur jetën për shkak të një plumbi në anën e djathtë të kokës, ku edhe iu gjet arma automatike e llojit MP5. Në sedilje u gjetën 3 gëzhoja, por sipas policisë, vetëm një plumb ka shkaktuar vdekjen e gardistit. Një tjetër detaj i rëndësishëm për hetuesit janë këqyrja e kamerave të sigurisë.

Share With:
Translate »
709 Views