Mësojeni a jeni edhe ju nga ata prindër që iu lindin fëmijë me flokë të kuqe

Gjeni i flokëve të kuqe është i rikthyeshëm dhe mund të kalojë nëpër disa gjenerata.

Disa prindër shqetësohen kur fëmijët e tyre lindin me flokë të kuqe, por kjo nuk është e vërteta.

Kjo sepse gjeni që shkakton flokët e kuqe, transmetohet nga prindërit tek fëmijët.

Gjenetika e flokëve të kuqe është zbuluar në vitin 1997 dhe besohet të jetë i lidhur me kromozomin 16.

Flokët e kuqe poashtu kanë lidhshmëri edhe me ngjyrën e lëkurës, e cila ka më pak përmbajtje të eumelaninës.

Prandaj, nëse je flokëkuqe dhe martoheni me një flokëkuq, atëherë shanset për të lindur edhe fëmija me këtë ngjyrë të flokëve janë më të mëdha.

Nëse vetëm njëri prind është flokëkuq, atëherë gjasat janë 50:50.

Por edhe nëse asnjëri prind nuk i ka flokët e kuqe, dhe nëse jeni transmetues i këtij kromozomi, atëherë keni shanse të lindni fëmijë me këtë ngjyrë të flokëve.

Share With:
Translate »
1467 Views