Mësueset u fishkëllenin në vesh nxënësve autikë

Një mësuese dhe dy ndihmëset e saj në një shkollë Florida për fëmijët autikë janë arrestuar dhe akuzuar për dhunë ndaj fëmijëve autikë.

Dyshohet se treshja i mbyllet fëmijët në një banjë të errët ose u fishkëllenin në veshët e tyre si dënim.

Dhuna e tyre doli në dritë pasi një ndihmëse tjetër, u shqetësua nga abuzimi i përsëritur në shkollën “Silver Sands” në Fort Walton Beach. Ajo e raportoi rastin tek një oficer policie, duke bërë të mundur nisjen e hetimit, tha zyra e Sherifit të qarkut Okaloosa. Nxënësit ishin të moshës ndërmjet 8 dhe 10-vjeçare.

Sherifi Larry Ashley tha se policia mësoi për abuzimin në fund të vitit 2018, por se ajo kishte hetuar për disa kohë dhe besonte se mund të kishte viktima të tjera.

Share With:
Translate »
533 Views