Mësuesi nga Britania abuzoi seksualisht me nxënësit, fshihet në Shqipëri

Një ish-mësues në Solihull, Britani, është dënuar me burg në mungesë pasi akuzohej për abuzim seksual me një nxënës. Roderick Beaumont kishte abuzuar me një nxënës (djalë) në një udhëtim që kishte organizuar shkolla në vitin 1980, në atë kohë ai ishte liruar pasi nuk kishte prova, shkruan solihullobserver.co.uk.

Beaumount nuk u paraqit në gjykatë dhe u dënua në mungesë, sipas autoriteteve ai mendohet që të jetë arratisur për në Shqipëri. Gjykatësi Andrew Lockhart QC, tha se Beaumont paraqet ‘një rrezik të qartë dhe të pranishëm’ për fëmijët .

62 vjeçari është dënuar me katër vite burgim ku së paku do të kryej 2/3 e dënimit. Prokuroi Graeme Simpson u shpreh se ai kishte ngritur nga shtrati një fëmijë të moshës 8-9 vjeç dhe e kishte morrë në dhomën e tij ku më pas edhe kishte abuzuar me të.

Gjithashtu një rast tjetër bëhet i ditur ku në shtëpinë e tij kishte bërë veprime të turpshme me një nxënës duke e prekur atë. Skandali u zbuluan vetëm vitin e kaluar dhe pas arrestimit të tij, Beaumont mohoi të kishte vepruar në mënyrë të pahijshme ndaj djalit dhe iu dha lirimi me kusht.

Në vitin 1983 ai ishte pezulluar me gjashtë muaj pasi kishte bërë gjeste të pahijshme ndaj një 16 vjeçari. Në tetor të vitit 2016 ai u deklarua fajtor në Gjykatë e Airdrie pasi kishte dërguar mesazhe me natyrë seksuale tek një djalë 14 vjeçar.

Në dhjetor të 2016 u tha që ai është kapur duke udhëtuar për në Shqipëri ku me vete kishte 9000 stërlina kesh. Teksa nuk hiqet edhe mundësia që ai të jetë në Meksikë momentalisht. 

 

 

Share With:
Translate »
711 Views