Antibiotikët rrisin rrezikun për ekzemë tek fëmijët

Fëmijët që marrin antibiotikë para moshës dy vjeç janë më të rrezikuar të preken nga ekzema me rritjen e moshës, paralajmërojnë shkencëtarët. Studimet e kryera tek gati 400 mijë njerëz kanë zbuluar se dhënia e antibiotikëve tek foshnjat rrit rrezikun e zhvillimit të kësaj alergji të dhimbshme të lëkurës me 41%. Hulumtuesit shkencorë mendojnë se dhënia e antibiotikëve tek bebet kaq herët vret bakterin natyral në zorrë, prandaj sistemi i tyre imunitar është më i ndjeshëm ndaj baktereve dhe mikrobeve.
Kjo do të thotë se kur janë të ekspozuar ndaj substancave të huaja dhe relativisht të dëmshme, si poleni, sistemi i tyre imunitar fillon të shfaq alergji. Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e 22 studimeve të kryera ndër vite dhe do t’i publikojnë rezultatet e tyre në Kongresin e Shoqërisë Evropiane të Frymëmarrjes, në Londër.
Përveçse rritet rreziku për alergji, studime të tjera kanë treguar se përdorimi i tepërt i këtyre ilaçeve rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit tip 1 dhe obezitetit tek foshnjat. Ekspertët janë më të shqetësuar se përdorimi i antibiotikëve pa rekomandimin e mjekëve por krijon rezistencë të baktereve.
Rezistenca ndaj antibiotikëve ndodh kur bakteret gjejnë mënyra për t’u përshtatur dhe për t’u mbijetuar efekteve të ilaçeve. Sa më shumë të ekspozuar të jenë bakteret ndaj ilaçeve, aq më shpejt përhapen.

Share With:



585 Views